Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Ferizaj

Policia e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një rast të lëndimit trupor.
Ngjarja kishte ndodhur kur dy personat me inicialet S.A ( M/K) i moshës 35 vjeçar dhe J.A ( M/K) i moshës 30 vjeçar, shkak i një mosmarrëveshje mes dy familjeve të tyre, për një parcelë ( ngastër toke) kishin pësuar lëndime trupore mes vete nga sulmet fizike, të cilët më pas për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj.
Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçur policët hetues të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet.
Dy të dyshuarit më pas janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim trupor”.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje