Mitrovicë e Jugut, 21 maj 2026
Policia në Mitrovicë Jugu, gjatë ditës së djeshme, në dy raste të ndara, ka arrestuar dy persona si shkak i raportimeve për veprën penale të kanosjes.
Në rastin e parë, me autorizim të prokurorit, është kontrolluar lokacioni i të dyshuarit, ku është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.
Në rastin e dytë, pas raportimit të ankuesit se ishte kanosur nga një person, policia ka identifikuar dhe ka arrestuar personin e dyshuar në rrugën “Evlia Qelebia”, ku tek ai është gjetur një armë e llojit pistoletë e cila është konfiskuar.
Pas intervistimit dhe procedurave tjera të nevojshme, janë iniciuar rastet penale ‘kanosje’ dhe ‘posedim i paautorizuar i armës’, ndërsa me udhëzim të prokurorit personat janë liruar dhe të dy rastet vazhdojnë në procedurë të rregullt.