Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona për vjedhje në Han të Elezit

Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e para të mëngjesit në orën 02:15, kishte pranuar një informacion për një rast të vjedhjes që kishte ndodhur në afërsi tek vendi i quajtur ” Ura Kashanit” në vend punishten e Hekurudhave të Kosovës.
Në lidhje me këtë hetuesit policor pas një pune intenzive, grumbullimit të infomacioneve në terren, kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tyre dhe sot rreth orës 17:00 kanë arrestuar dy personat me inicialet S.R. (M.K) i moshës 26 vjeçar dhe N.R (M/K) i moshës 21 vjeçar me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhje” ku dyshohet se në punishten e Hekurudhave të Kosovës kanë vjedhur: 150 m kabllo elektrike, 4 akumulatorë (bateri) makinash, 20 pjesë nga 3 m të çelikut dhe rreth 200 litra derivate të naftës.
Policia të dushuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje