Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë

Prishtinë, 10 maj 2019 – Sot nga njësitet policore të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, janë arrestuar dy persona për një rast vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhur me datë 09.05.2019 në Prishtinë, në rrugën “Lordi Bajron”, ku viktimës mashkull i është vjedhur një veturë e tipit Suzuki (vlera 12 mijë euro), si dhe stoli ari e gjësende të tjera që arrijnë vlerën rreth 6000 euro.

Puna e hetuesve policor lidhur me rastin në fjalë është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative janë arrestuar dy persona:

•     R.B, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

•    B.K, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës .

Pjesë e këtij operacioni ka qenë edhe bastisja e tri lokacioneve, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar veturën dhe  gjësendet të cilat janë raportuar si të vjedhura.

I dyshuari R.B, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që i dyshuari i dytë, B.K, ndaj të cilit është iniciuar rasti “Pranim i mallrave të vjedhura”, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
 

Statstikat e përgjithshme: 2025-06-26
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
49
Aksidentet Pa te Lenduar
2182
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
30
Arrestime
14
Ne Mbajtje