Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armёs’ dhe ‘deklarim i rremё’

Pejë, 1 tetor 2025
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datёn 30.09.2025, derisa patrulla policore ishe nё pikё kontrolli në rrugën “Maja e zezё-Peklenё’, ka ndaluar dy persona tё dyshuar dhe gjatё kontrollit fizik tek njёri nga personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është sekuestruar:
• njё (1) armё pistoletё
• njё karikator i armёs
• katёr (4) fishekё
• njё (1) fishek
Gjatё intervistimit i dyshuari ёshtё prezantuar rrejshëm me identitet tjetёr, pastaj ёshtё verifikuar dhe vërtetuar nga hetuesit dhe i njëjti ka deklaruar rrejshёm.
Pas intervistimit të personave tё dyshuar me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje