Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy  persona të dyshuar për disa  raste të vjedhjeve

Mitrovicë, 22 janar 20219

 Pas një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për  tri raste të veprës penale ‘vjedhje’.

Arrestimi i  dy personave të dyshuar , është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në bashkëveprim në tri lokacione të ndryshme kanë kryer vepra penale të vjedhjeve, që ishte raportuar ditë më parë, ku cak i këtyre vjedhjeve  ishin dyqane dhe qendra tregtare,  nga  ku  ishin vjedhur: pije alkoolike, rroba të ndryshme  dhe shtëpiza kompjuteri me  pajisje përcjellëse.

Si rezultat i identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve, hetuesit policorë kanë lokalizuar vendet ku ishin fshehur gjësendet e vjedhura të cilat janë gjetur dhe janë marrë si prova materiale për t’u proceduar tutje lidhur me rastet.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje