Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Skenderaj konfiskon katër armë

Skenderaj, 20 gusht 2025
Në orët e pasdites të ditës së sotme, policia në Skenderaj ka pranuar njoftimin për një rast kanosje e cila kishte rezultuar pas një mosmarrëveshje pronësore të mëhershme mes dy personave. Gjithashtu policia kishte ardhë deri te informacioni se njëri prej personave dyshohej se posedonte armë.
Pasi kanë marrë autorizimin nga prokurori, hetuesit policor kanë kryer kontrolle në dy lokacione në zonën e Skenderajt ku gjatë këtyre kontrolleve kanë gjetur tri armë tytë-gjata
Poashtu njësia e hetimeve kanë arritur të sigurojnë një video-incizim në të cilin ishte parë duke shtënë me armë personi tjetër i përfshirë në mosmarrëveshje.
Njësitë policore kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione tjera dhe kanë arritur të gjejnë një revole me gaz.
Pra, gjatë këtyre kontrolleve janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale:
– Armë automatike AK-47 me dy karikator dhe 60 fishekë.
– Pushkë gjuetie dy-tytshe me 18 fishekë
– Pushkë ajrore
– Armë me gaz e llojit psitoletë
Personat e dyshuar janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale: Kanosje, Armëmbajtje pa leje dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.
Me Aktvendim të prokurorit ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje