Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve

Prishtinë, 18 dhjetor 2020
 
Me datë 17.12.2020, në Gërlicë, Ferizaj, Policia e Kosovës, konkretisht Njësitë policore nga Sektori i Hetimeve Financiare, pas pranimit të informacioneve relevante dhe një aktiviteti hetimor kanë arrestuar dy persona të dyshuar meshkujë kosovarë pasi që të njëjtit kishin mashtruar dy viktimat kosovarë lidhur me një pronë prej 7.5 hektarë.
 
Të dyshuarit kanë falsifikuar dokumentet lidhur me pronën dhe kanë arritur të njëjtën ta shesin në vlerë rreth një milion e nëntëdhjetë e shtatëmijë euro.  Dyshohet që kjo vepër  të jetë  kryer  edhe  në bashkëveprim me tre persona  tjerë shtetas të Republikës së Serbisë.
 
Raportohet se i dyshuari i tretë mashkull kosovar ndodhet në arrati. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje