Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘Posedim të paautorizuar të substancave narkotike ’

Vushtrri, 22 nëntor 2021
Në orët e mbrëmjes së datës 22 nëntor 2021, njësitet policore Vushtrri, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike.
Arrestimi i dy të dyshuarve, është realizuar në fshatin Bruznik të Vushtrrisë, pasi njësitet policore kanë ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi 6.1 gram, (3) mullinj për bluarje dhe një (1) thikë.
Personat e arrestuar, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.
Statstikat e përgjithshme: 2025-05-22
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
41
Aksidentet Pa te Lenduar
2181
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
19
Arrestime
9
Ne Mbajtje