Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike

Vushtrri, 21 mars 2022
Në orët e pasdites së datës 21 mars 2022, policia në Vushtrri, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në bulevardin “Adem Jashari” në Vushtrri, ku gjatë kontrollit te dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike me peshë 3.4 gram.
Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar G. M.,21 vjeçar dhe A.H.,20 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, me rekomandim të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-20
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
48
Aksidentet Pa te Lenduar
2027
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
18
Arrestime
9
Ne Mbajtje