Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprat penale ‘vjedhje’ dhe ‘blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’

Pejë, 24 shkurt 2020

Në Stacionin Policor në Istog, me datën 21.02.2020, është paraqitur një rast ‘vjedhje’ nga viktima i cili deklaron se në vendin e tij të punës i janë vjedhur mjete të punës.

Me datën 23 shkurt 2020, rreth orës 16:00, pas një hetimi paraprak janë arrestuar të dyshuarit:

S. M. i lindur me 1988 m/k/sh

F. B.  i lindur me 1992 m/k/sh

Gjërat e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari i dytë dhe të njëjtat janë sekuestruar për t’ia kthyer pronarit.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje