Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’

Prishtinë

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, reagon ndaj shkrimit të z.Dalibor Jevtiç Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të postuar përmes rrjetit social dhe faqes zyrtare të Ministrisë me titull ”Incidentet kundër të kthyerve serbë po vazhdojnë”, i cili ka aluduar se shqiptarët kanë rrahur qytetarin P.M. të nacionalitetit serb, i kthyer për të jetuar me familjen e tij në fshatin Oprashkë të Komunës së Istogut, nuk qëndron dhe sqaron se;

Pas pranimit të informacionit për rastin e raportuar sot 12.06.2020 si ‘lëndim i lehtë trupor’, Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kompetent nga stacioni policor në Istog, menjëherë kanë ndërmarr veprimet operativo hetimore, ku pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar, të cilët dyshohen se janë përfshirë në rastin e prerjes ilegale të druve në pyllin e viktimës të cilin po ashtu dyshohet se e kishin sulmuar.

Gjatë identifikimit dhe realizimit të procedurave të parapara ligjore, ka rezultuar se personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë të komunitetit Egjiptian.

Rr.G. i lindur me 1998 m/k/egjiptian
Rr.G. i lindur me 2001 m/k/egjiptian.

Vlen të potencohet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe i njëjti pas tretmanit është liruar në shtëpi.

Personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Andaj, bazuar në veprimet hetimore dhe informacionet zyrtare konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se personat e dyshuar nuk janë shqiptarë dhe se rasti nuk ka të bëjë me sulm ndaj personave/qytetarëve të kthyer për të jetuar në Republikën e Kosovës.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje