Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen  dy  persona  të dyshuar për veprën penale  ‘Lëndim i rëndë trupor ’

Mitrovicë,  31 tetor  2021

Gjatë  ditës së djeshme  së datës  31 tetor 2021,  në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë,, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir  Pajaziti” në Mitrovicë, ku  si pasojë e një  mosmarrëveshje  dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë  arrestuar i dy të dyshuarit.

Rasti po hetohet për veprën  penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa  pas intervistimit  dy të dyshuarve u  është caktuar masa e ndalimit policor.

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje