Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë”

Mitrovicë, 05 mars 2024
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, si rezultat i hetimeve dhe dyshimeve të bazuara kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky i ndodhur me datën 18 shkurt 2024, në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Skenderaj.
Në vijimësi të veprimeve hetimore, gjatë ditës së sotme hetuesit policorë kanë realizuar bastisje në dy lokacione në vendbanime të personave të dyshuar në Mitrovicë e Podujevë.
Në cilësi të provave materiale nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy automjete të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprës penale si dhe dëshmi tjera relevante qe ndërlidhën me rastin.
Pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarve P. S., 32 vjeçar, dhe V. K., 32 vjeçar, me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje