Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

Sot nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Rasti ka ndodhë sot rreth orës 01:30, në një market në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:
– F.G. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
– Y. S . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Dy personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore ndaj tyre, pasi që të njejtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.

Biografia

Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Z. Fehmi HOTI

https://www.facebook.com/KosovoPolice
Statstikat e përgjithshme: 2023-01-27
0
Aksidentet Fatale
24
Aksidentet Me te Lenduar
20
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
13
Ne Mbajtje