Policia e stacionit në Ferizaj, në bashkëpunim me njësitë relevante, ka realizuar me sukses arrestimin e dy personave të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, në dy lokacione të ndara.
Në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, në shtëpinë e tij është arrestuar i dyshuari E.K. (19 vjeç), i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”. Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej dy (2) vitesh.
Në një rast tjetër, në fshatin Dubravë, është arrestuar i dyshuari E.A. (18 vjeç), i kërkuar për veprën penale “Grabitja”. Edhe ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej një (1) viti.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave për kapjen e personave të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjeve ligjore.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.
Rastet mund t’i raportoni në këto mënyra:
-Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
-Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
-Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Të dhëna e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.