Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona të kërkuar

Stacioni policor në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve të pranuara , ka arritur të arrestojë dy persona nga Ferizaj , në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Prizrenit, me dënim burgimi, me nga 7 muaj :
 
– F.H ( M/SH/K), 27 vjeçar dhe
– A.H ( M/SH/K) 33 vjeçar
 
Që të dy ishin të kërkuar për të njejtën vepër penale, në bashkëkryerje ’’Lëndim i lehtë trupor”’ .
 
Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.
 
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje