Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy persona, u konfiskohen edhe armë

Stacioni policor i Hanit të Elezit , pasi ka pranuar një informacion, për një rrahje dhe kanosje, ka arritur të arrestojë dy vëllezërit nga Hani Elezit , pasi kishin një mosmarrëveshje mes vete.
Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarit, me vendim të Prokurorit për Krime të Rënda , nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , të dy vëllezërit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë .
Ndaj njërit N.SH (M/SHK) 36 vjeçar është iniciuar rast penal ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ , ndërsa ndaj tjetrit H.SH ( M/SH/K) 42 vjeçar është iniciuar rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve’’, ku me këtë rast, i janë konfiskuar tri armë: një pistoletë dhe dy karikatorë me 185 fishek, një pushkë gjuetie me 121 fishek dhe një pushkë ajrore. Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje