Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’

Prishtinë, më 14 tetor 2022
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve paraprake, sot më 14.10.2022, në koordinim me prokurorinë kanë hartuar dhe zbatuar një plan operativ.
Njësitet policore, nën dyshimin e përfshirjes në veprimtari penale, sot rreth orës 13:00, kanë arrestuar dy të dyshuar: B.L., (viti i lindjes 1965, mashkull kosovar) dhe A.Xh., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar).
Në realizim të këtij operacioni policor, gjatë kontrollit në tri lokacione në Podujevë, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë: dy armë të gjata, 261 fishekë, një armë të shkurtër me karikator, një dylbi, 5000 € dhe disa kontrata e evidenca të ndryshme që dyshohet se lidhen me kryerjen e veprës pelene ‘fajde’.
Pas intervistimit ndaj dy të dyshuarve iniciohet rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.
Arrij më shumë persona me këtë postim
Mund të arrish deri në 2 799 persona në ditë duke promovuar videon tënde për 14 US$.

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje