Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren, Sekuestrohen edhe armë

Prizren, 25 Shkurt 2025
Sektorin Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot me datë 25.02.2025, ka realizuar operacionin policor për arrestimin e personave dy (2) të dyshuar, të përfshirë në veprën penale “Fajde” nga neni 331 par 3 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 i KPRK-së
Të dyshuarit në këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qellim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdes duke e detyruar të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë se tij dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës.
Gjatë operacionit policor është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të dy të dyshuarve, me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi, dy automjete dhe dy armë, që mund të kenë lidhje me rastin.
Ndaj të dyshuarve pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren u caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje