Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për shitblerje të narkotikëve – Uhapšena su dvojica osumnjičenih za prodaju i kupovinu narkotika

Arrestohen dy të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
Prishtinë, 26 prill 2023
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e sektorit qendror të DHTN-së në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe punës operative në terren, ka pranuar informatën se dy persona të dyshuar kanë hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe se të njëjtit kanë sjellë një sasi të narkotikëve, me qëllim të shitblerjes së tyre.
Të njëjtit kanë qenë në një veturë me targa të Shqipërisë, ku edhe janë ndaluar nga hetuesit policorë dhe gjatë kontrollit fizik tek personi i parë i dyshuar S. Ç. (1966), shtetas i Shqipërisë, janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pako të vogla me heroinë me peshë prej 21 gramëve dhe një pako me kokainë me peshë prej 36 gramëve, 100 euro, si dhe një telefon celular.
Është identifikuar edhe banesa e të dyshuarit të dytë, S. U. (1969), shtetas i Shqipërisë, ku në konsultim me prokurorin e Shtetit është bastisur – kontrolluar banesa e tij, nën dyshimin e bazuar në lidhje me veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotrope’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 267 të KPRK-së.
Gjatë bastisjes në banesën e tij, në cilësi të provës materiale, është gjetur dhe është sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë prej 61 gramëve si dhe një peshore digjitale.
Po ashtu tek i dyshuari i dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë si dhe 150 euro, si dhe është sekuestruar vetura me targa të Shqipërisë.
Sasia e përgjithshme e sekuestruar e narkotikëve është 82 gramë heroinë në vlerë të tregut prej 1640 euro si dhe 36 gramë kokainë në vlerë të tregut prej 3600 euro.
Po ashtu bashkë me të dyshuarit ishte edhe një person tjetër V. P. (1987), i cili ka rezultuar që ka urdhërarrestit aktiv për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj, i cili është dorëzuar stacionit policor Jugu në Prishtinë për procedurë të mëtejme.
Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit nga Drejtoria e Forenzikës, të cilët kanë bërë evidentimin, paketimin e dëshmive në vend të ngjarjes, e po ashtu është bërë kontroll edhe nga Njësia K9.
Të dy të dyshuarit janë shoqëruar dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas intervistimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Uhapšena su dvojica osumnjičenih za prodaju i kupovinu narkotika
Priština, 26 april 2023
Policija Kosova, tačnije istražnici centralnog sektora DIKN-a u Prištini, nakon obavljenog istražnog i operativnog rada na terenu, primili su informaciju da su dva osumnjičena lica ušla iz Albanije na Kosovo i da su uneli određenu količinu narkotika, kako bi ih prodali.
Isti su bili u vozilu sa registarskim oznakama R.Albanije, gde su ih zaustavili policijski istražnici i prilikom fizičkog pregleda kod prvo osumnjičenog S. Ç. (1966), državljanina Albanije, pronađena su i oduzeta dva manja paketa heroina od 21 gram i paket kokaina od 36 grama, 100 evra, i mobilni telefon.
Identifikovan je i stan drugog osumnjičenog S. U. (1969), državljanina Albanije, gde je, uz konsultaciju sa državnim tužiocem, u njegovom stanu izvršen pretres – kontrola, pod osnovanom sumnjom krivičnog dela „Neovlašćena kupovina, držanje, stavljanje u promet i prodaja opojnih i psihotropnih supstanci“, ovo delo sankcionisano članom 267 KZRK-a.
Prilikom pretresa u njegovom stanu, kao materijalni dokaz, pronađena je i oduzeta torba sa sumnjivom substancom narkotika tipa heroin teška 61 gram, kao i digitalna vaga. Takođe, kod drugog osumnjičenog su pronađena i oduzeta 3 mobilna telefona i 150 evra, kao i vozilo sa registarskim oznakama R.Albanije.
Ukupna zaplenjena količina narkotika je 82 grama heroina tržišne vrednosti 1.640 evra i 36 grama kokaina tržišne vrednosti 3.600 evra.
Takođe, sa osumnjičenima je bila još jedna osoba V. P. (1987), za koju se ispostavilo da ima aktivnu poternicu zbog izdržavanja kazne od 1 godine i 8 meseci, koji je predata na dalje postupanje u policijsku stanicu Jugu u Prištini.
Na lice mesta su stigli i istražnici Departmana Forenzike, koji su na lice mesta izvršili identifikovanje i pakovanje dokaza, a takodje kontrola je izvršena od strane Jedinice K9.
Obojica osumnjičenih su privedeni i saslušani u prisustvu advokata koji su raspoređeni po službenoj dužnosti. Osumnjičenima je, u dogovoru sa tužiocem, nakon obavljenog razgovora, određeno zadržavanje do 48 sati.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje