Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për veprën penale “Grabitje”

Prizren, 06 shkurt 2025
Me datën 06.02.2025, Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren ,si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të mitur të dyshuari: B.S dhe A.G.
Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se të dyshuarit me datën 03.02.2025,rreth orës 15:30, në rrugën ”Zara” ne Prizren, një person i moshës 80 vjetar ishte sulmuar nga dy persona, me ketë rast personat e dyshuar pasi e kanë sulmuar viktimën fizikisht ia kishin marruar portofolin ku ne te kishte 100 euro si dhe dokumente personale te viktimës, pas kësaj të dyshuarit ishin larguar ne drejtim te pa njohur. Viktima kishte pësuar lëndime trupore ku kishte marr tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.
Sektori i hetimeve te dyshuarit, i kanë sjell ne stacionin policor ne Prizren dhe në prezence te avokateve, prindërve, punëtoreve social janë intervistuar dhe i dyshuari B.S ka pranuar veprën penale .
Lidhur me veprimet hetimore, është njoftuar Prokurori kujdestar dhe i njëjti udhëzon qe rasti te vazhdoj ne procedure te rregullt. Ku do të dërgohet Kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje