Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për “vjedhje të rëndë” në Suharekë

Prizren, 07 Shkurt 2023
Me datën 06.02.2023 në Stacioni Policor në Suharekë një ankues ka raportuar se gjatë orëve te natës i janë vjedhur mallra të ndryshëm nga shitorja ushqimor “Market” i cili ndodhet në rrugën “Nënë Tereza” në Suharekë.
Njësitet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës ka mbledhur prova dhe dëshmi. Imazhet e të dyshuarve të marra nga kamerat e sigurisë janë shpërnda në njësitet tjera policore të Stacionit Suharekë dhe fal angazhimit të tyre është identifikuar njëri nga te dyshuari i cili është shoqëruar në stacionin policorë Suharekë.
I dyshuari numër 1 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, gjatë intervistimit ai pranon së në bashkëpunim me të dyshuarin numër 2 ka kryer rastin “vjedhje e rëndë” në marketin e lartshënuar.
Pas një pune intensive nga ana e policisë është kapur edhe i dyshuari nr. 2 i cili është intervistuar në prani të avokatit gjithashtu.
Me urdhër të Prokurorit, dy të dyshuarit ( N. SH. 33 vjeç dhe A. E. 32 vjeç) janë ndal në mbajtje policore për dyzetetetë (48) orë.
Rasti mbetët në hetime ne Stacionin Policor të Suharekës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje