Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen gjashtë të dyshuar për rastin sulm dhe lëndim i lehtë trupor

Prishtinë, 29 nëntor 2020 – Dje në ora 19:50, policia ka marrë informacionin se në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës, ka pasur një përleshje në mes të disa personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, me ç’ rast kanë ngritur dyshimet e bazuara se në këtë përleshje janë përfshirë gjashtë persona ku nga sulmet fizike dhe përdorimi i mjeteve të forta, lëndime trupore kanë pësuar disa prej tyre.
Duke parë rrethanat në vendngjarje policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë veprimet e saja operative e hetimore, në përpjekje për të zbardhur dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Së këndejmi është bërë identifikimin dhe arrestimin i gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në rast.
-K. R, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
-B. M, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
-M. P, mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
-A. P, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
-F. P, mashkull 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
-Q. P, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Personat e dyshuar të sipër cekur pas arrestimit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme hetimore.
Ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre ësh iniciuar një hetim për rastin sulm dhe lëndim i lehtë trupor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje