Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona tё dyshuar për veprat penale “vjedhje nё tentativё”, “ vjedhje” dhe “ Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”

Pejë, 3 nёntor 2022
Policia e Kosovës, nё Stacionin Policor në Deçan, nga data 17.10.2022 e deri me datё 01.11.2022, janё raportuar pesё (5) raste tё vjedhjeve tё gjësendeve tё ndryshme.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Deçan, me datë 01.11.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar njё person i dyshuar, ndёrsa i dyshuari i dytё ёshtё arrestuar me datё 02.11.2022.
Policia nё koordinim me Prokurorin e shtetit, ka arrestuar edhe dy persona tjerё tё dyshuar pёr veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”
Nga Policia janё sekuestruar: 2 gjenerator, 4 copё goma tё veturave dhe 1 mjet pёr larjen e veturave, tё njëjtat do tu kthehen pronarёve legjitim pas pёrfundimit tё proceduarve ligjore.
Pas intervistimit tё dyshuave me vendim tё prokurorit tё shtetit dy (2) tё dyshuarit pёr veprёn penale “vjedhje” janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa dy (2) tё dyshuarit pёr veprёn penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, janё liruar nё procedurё te rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje