Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër persona të dyshuar për veprën zjarrvënie

Mbrëmë hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme -Prishtinë, kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 20.09.2022 .
Rasti ka ndodhur në rrugën “1Tetori” në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura.
Personat e arrestuar :
A. S, mashkull, 46 vjeç
S. I, mashkull, 23 vjeç
H. M, mashkull, 40 vjeç dhe
L. L, mashkull, 24 vjeç
me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje