Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër të dyshuar dhe konfiskohen, para të gatshme (3920 euro) dhe lëndë narkotikë heroinë (mbi 7kg), kokainë (17gr) e marihuanë (16gr)

Prishtinë, më 7 mars 2024
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në vazhdën e luftës dhe parandalimit të trafikimit me lëndë narkotike, në dy raste të ndara kanë konfiskuara lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe marihuanë si dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar. Këto operacione të suksesshme policore kanë parandaluar qarkullimin transit të narkotikëve nëpër Republikën e Kosovës e njëkohësisht edhe mundësimin e shfrytëzimit për konsumim të brendshëm.
Rasti i parë: Hetuesit policorë nga Sektori Qendror në Prishtinë, në vazhdën e trajtimit të një rasti, kanë arritur ta identifikojnë një të dyshuar për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike si dhe kanë siguruar të dhënat e veturës që përdorej nga i dyshuari.
Më 06.03.2024, rreth orës 19:00, në PKK-Kullë, kanë ndaluar veturën dhe gjatë kontrollit në brendësi të veturës janë gjetur dymbëdhjetë paketime, qe dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit heroinë me peshë të përgjithshme 6314 gram (6 kg e 314 gr), kurse nga i dyshuar S.T., (viti i lindjes 1949, mashkull kosovar) janë konfiskuar edhe: dy telefona mobil dhe 585 euro. Policia, nën autorizimin e prokurores kanë kryer kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe dëshmi tjera relevante për rastin, si: makineri për presimin e lëndëve narkotike, mikser për përzierje të substancës narkotike, 700 gr heroinë dhe dëshmi tjera. Mendohet se vlera e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesëmijë) euro. I dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurores ndalohet deri në 48 orë.
Rasti i dytë: Po ashtu hetuesit nga sektori qendror, është trajtuar edhe rasti i dytë ku përmes rrugëve operative hetimore janë siguruar informacionet se disa të dyshuar janë duke bërë shitblerje të narkotikëve. Policia ka identifikuar veturën me të cilën po lëviznin të dyshuarit të cilët, më 06.03.2024, rreth orës 16:00 në Prishtinë, janë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të veturës dhe personave që ndodheshin në të është gjetur substancë që dyshohet të jetë lëndë narkotike, (17 gr kokainë, 16 gr marihuanë) dhe 2.335 euro.
Policia ka siguruar urdhër-kontroll nga organet e drejtësisë dhe ka realizuar kontrollin në dy prona të të dyshuarit M.J., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), ku janë gjetur dhe sekuestruar provat: dy qese (doza) me kokainë me peshë prej 2 gramëve si dhe një revole dhe një karikator me 6 fishekë. Gjatë operacionit policor janë arrestuar edhe: B.S., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar). Gjatë realizimit të këtyre rasteve, sektori qendror i hetimeve, ka bashkëpunuar ngushtë me zyrtaret kufitar, zyrtarët e rendit, njësitin me qenë- K9 dhe forenzikën.
Të gjitha veprimet policore janë realizuar ne bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim te të cilëve tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje