Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër të dyshuar  për “Vjedhje të rëndë” në Viti

Policia është njoftuar se në shkollën e fshatit Pozheran të Vitisë, në se mes datave 14 dhe 17.01.2021,  nga persona të panjohur janë  vjedhur katër (4) kompjuter portativ (laptop) në vlerë 2500 euro.
 
Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e hetimeve nga Stacioni Policor Viti,  pas një pune operative dhe hetimore mirë të organizuar,  kanë arritur të lokalizojnë, identifikojnë  katër të dyshuar të cilët, më 10.02.2021 janë arrestuar nga ana e policisë. 
 
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit  mbrojtës.
 
Kompjuterët portativ janë konfiskuar nga ana e policisë në tre  lokacione të ndryshme, dhe i janë kthyer pronarit legjitim.
 
Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuar viti i lindjes 2002, ndalohen në mbajtje për  48 orë, gjersa ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje