Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen në flagrancë dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, në kërkim i dyshuari i tretë

Sot nga hetuesit policor të Fushë Kosovës, janë arrestuar në flagrancë, dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Aksioni i hetuesve është realizuar në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, saktësisht në një parking, ku personat e dyshuar po tentonin që të merrnin pjesë (katalizatorin) nga një veturë.
Ka qenë reagimi i shpejtë i policisë në rroba civile ai që ka rezultuar me arresrimin e personave të dyshuar:
• M. N, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (i përfshirë si i dyshuar në 35 vepra)
• F. N, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,(i përfshirë si i dyshuar në 19 vepra , kryesisht vjedhje të rënda, vjedhje).
Personat e dyshuar, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e tretë;
M. V, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është në arrati.
Hetuesit policor kanë filluar procduarat e nevojshme policore ndaj të arrestuarve, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të veprave të natyrës së njëjtë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje