Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen një (1) person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në Tentativë”

 06 Maj 2021
Mbrëmë më datë 24 mars 2021 rreth orës 22:20, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në rrugën “ Papa Klimenti” në Pejë.
Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty ka takuar viktimën dhe dëshmitarin dhe sipas tyre viktima pasi kishte dalur nga vetura për tu sqaruar me të dyshuarin pas një zënkë të çastit i dyshuari pa pritmas kishte shtënë me armë zjarri në të duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga aty i njëjti për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë.
Pas një pune intensive të Policisë sot me datë 06.05.2021 rreth orës 14:00, është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari (L.L. i lindur me 2002) i cili ishte në arrati si dhe është konfiskuar arma me te cilën dyshohet se është kryer vepra.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje