Viktima e femër nga Prizreni, 24 vjeçare , raporton se qe nga muaji tetor i vitit 2024 e ne vazhdimësi deri me date 27.02.2025 , një i dyshuar (S.M 23 vjeçar) , nga Shqipëria i me qellim te përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kishte përdorur kanosjen për të detyruar viktimën të veproje në dëme të pasurisë së saj.
Pas pranimit të rastit, Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë rajonale të Prizrenit , nga prokurori i shtetit ka pranuar autorizim për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, duke i zbatuar masat e veçanta hetimore
Me date 27.02.2025, rreth orës 18:00 , zyrtaret policor, janë vene ne veprim për arrestimin e tij.
I dyshuari fillimisht nuk përfill urdhrat e zyrtareve policor, ai është niset me vrull me veturën e tij dhe gjate ikjes rrezikon zyrtaret policor dhe qytetaret për-rreth dhe vazhdon ikjen ne drejtim te pikës kufitare ne Vermicë.
Zyrtaret policor-hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve janë vene në ndjekje dhe diku në afërsi të fshatit Vermicë kane arritur ta ndalojnë veturën e të dyshuarit dhe të arrestojnë atë.
I dyshuari pas arrestimit është sjell në SRH-Prizren dhe në prezence të avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje.
Për të gjitha veprimet është informuar prokurori i shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 ore.