Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen një i kërkuar dhe i dënuar me 9 muaj burg efektive për ‘kanosje’

Prizren, 02.06.2025
Me datën 02.06.2025, Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave të Stacionit Policor Prizren Veri pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin H. B., mashkull 22 vjeçar nga fshati Lubizhdë, Prizren.
I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 9 muaj burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është i dënuar me 9 muaj burg për veprën penale “Kanosje ”.
I arrestuari H.B. (22 vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-06-26
0
Aksidentet Fatale
22
Aksidentet Me te Lenduar
49
Aksidentet Pa te Lenduar
2182
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
30
Arrestime
14
Ne Mbajtje