Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen pesë persona të dyshuar gjatë një operacioni policor për ‘armëmbajtje pa leje’

Prishtinë, 16 shtator 2025
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në vazhdën e angazhimeve operacionale dhe pas zhvillimit të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente me datën 16.09.2025 ka realizuar një operacion policor në Shtime, Lipjan dhe Drenas, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar meshkuj kosovarë.
Operacioni policor është zhvilluar pas dyshimeve të bazuara për përfshirje të të dyshuarve të lartcekur në veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ nga neni 364 i KPRK-së, dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 i KPRK-së, ku me urdhër të gjyqtarit kompetent janë kontrolluar pesë (5) lokacione të ndryshme , në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi materiale si:

• 1 AK-47,
• 1 pushkë e gjatë me dylbi,
• 1 pushkë e gjuetisë,
• 1 revole,
• 116 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
• 8 fishekë me gaz,
• 2 pushkë ajrore,
• 5 telefona.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë (5) të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje