Prishtinë, më 25 qershor 2025
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve (SQHN) në Prishtinë, pas një hetimi disa mujorë, ka finalizuar me sukses rastin e koduar “Driver”, i cili ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar për përfshirje ne veprimtari të kundërligjshme të shitblerjes së substancave narkotike.
Gjate hetimit janë grumbulluar dëshmi të mjaftueshme që vërtetojnë përfshirjen e të dyshuarve në shitblerjen e lendeve narkotike në rajonin përkatës.
Policia ka realizuar bastisje në tri lokacione: një ne fshatin Dumosh Podujevë, në Podujevë dhe një në Prishtinë. Gjatë bastisjes janë sekuestruar sasi të substancave narkotike, telefona mobil, para te gatshme, vetura dhe dëshmi tjera relevante për rastin.
– 810.5 gr substance e dyshuar e llojit heroinë,
– 137 gr substance e dyshuar e llojit kokainë,
– 9 gr substance e dyshuar e llojit marihuanë,
– para te gatshme 895 euro dhe 50 frang zvicerane
Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.
Po ashtu, pas një pune operative, njësitë relevante policore kanë realizuar edhe një operacion ku kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në shit-blerje të substancave narkotike.
Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar:
– 12.1 gramë substancë qw dyshohet tw jetw narkotike e llojit marihuanë,
– një peshore për matjen e substancave narkotike,
– para të gatshme 190 euro.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.