Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen të dyshuarit për rast “Vjedhje e rëndë”- Gjilan

Gjilan, 10 maj 2024
Ankuesi shtetas i Kosovës kishte denoncuar rastin në polici duke deklaruar se persona të panjohur duke hapur me dhunë një dritare kishin depërtuar në shtëpinë e tijë dhe i kishin vjedhur sende me vlerë.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve Kosovar.
Njësiti i hetimeve nga stacioni policor në Gjilan kanë arritur që ti identifikojnë dy të dyshuar B. K. (2004) dhe F. Sh. (2000)
Nga këta dy të dyshuar janë sekuestruar si dëshmi materiale qe ndërlidhen me këtë rast: Pistoletë dhe pushkë e gjuetisë te vjedhura, një hekur për hekurosje, katër parfume, një ore për meshkuj e markës ,,Michael korse’’ si dhe disa bizhuteri për femra si dhe një pale patika te markës ,,LOUIS VUITTON’’ .
Vlen te cekët se armët e zjarrit nga te dyshuarit i ka blere i dyshuari R. Sh. (2002)
Lidhur me ecurinë e zhvillimit te hetimeve për këto dy raste ne stacion policor ka prezantuar edhe prokurori për krime te renda i cili dy te dyshuarve B. K. dhe F. Sh. ju caktoi masën e ndalimit për 48 ore për dy veprat penale “vjedhje te renda”, ndërsa te dyshuarin R. Sh. (2002) ju ka caktuar masa e ndalimit për 48 ore për veprën penale “Pranimi i mallrave te vjedhur”. Rastet në koordinim me prokurorin e shtetit po hetohen veç e veç.
Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje