Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre (3) persona nën dyshimin e bazuar për ‘organizim të skemave piramidale dhe bixhozit’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’

Prishtinë, 16 tetor 2020

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas pranimit të një informate lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, me datën 15 tetor 2020 ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Drenasit, ku janë përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme.

Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar dhe ushtrimin e kontrollit në lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

  • E.              lindur me 1985                    kosovar/shqiptar
  • E.              lindur me 1986                    kosovar/shqiptar
  • F.              lindur me 1998                    kosovar/shqiptar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

  • 14 (katërmbëdhjetë) aparate të lojërave të fatit,
  • 2 (dy) lojëra KENO,
  • 1 lojë me qen,
  • 1 (një) shtëpizë kompjuteri,
  • 1 (një) DVR,
  • 1477 (njëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) euro,
  • 2 (dy) armë zjarri,
  • 10 (dhjetë) fishekë kalibrash të ndryshëm,
  • 7. 7 gramë substancë e dyshuar narkotike (kokainë),
  • 1 (një) telefon celular,
  • 4 (katër) komplete letra dhe zare pokeri.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje