Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre (3) persona tё dyshuar për veprën penale ‘grabitje’

Pejë, 20 tetor 2020

Me datën 12.09.2020, rreth orës 21:40, Policia e Kosovës është njoftuar nga viktima mashkull se në fshatin Vitomiricё në Pejё, në një pompё tё derivateve ka ndodhur një rast ‘grabitje’.

Sipas viktimës tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe nёn kёrcenimin e armёs kanë grabitur të holla (pazarin ditor).

Gjatë hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht e kanё identifikuar veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 19.10.2020, Policia e Kosovës arritur të arrestojë tё dyshuarit:

• Z. V. lindur me 2001
• D. K. lindur me 2001
• B. P. lindur me 1990

Tek personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se ёshtё përdorur në rast e tipit: AK 47, dy (2) karikatorë dhe katёrmbёdhjetё (14) fishekё cal. 7.62mm.

Tё dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje