Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre (3) persona tё dyshuar veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Pejë, 25 dhjetor 2020

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, me datёn 23.12.2020, ka pranuar njё informacion se nё fshatin Vitomiricё- Pejё, ka ndodhur njё rast Vjedhje e Rёndё.

Sipas ankuesit iu janё vjedhur dymbёdhjetё (12) dritare nё vlerё prej njё mijё e dyqind (1200) euro.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore nё datën e njёjtё, ka arritur tё identifikoj dhe arrestoj tё dyshuarit:

• J.F. lindur me 1994
• F.L. lindur me 1987
• S.B. lindur me 1992

Tё dyshuarit 1 dhe 2, pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohen pёr 48- orё,ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregult

Dritaret e vjedhur pas konfiskimit iu janё kthyer pronarit legjitim.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje