Mbrëmë më datë 19 tetor 2021 rreth orës 18:20, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në rrugën në fshatin Qupevë e ulët-Klinë.
Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, nga QKMF Klinë Policia është njoftuar se një person i lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë), i njëjti me autoambulancë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve viktima është dërguar ne QKUK-Prishtinë.
Të dyshuarit e rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë kërkuar nga Njësitet e Stacionit Policor në Klinë.
Pas një pune intensive të Policisë, mbrëmë rreth orës 23:00, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, një nga ta i mitur
Të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit social janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.