Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona tё dyshuar për veprën penale ‘vjedhje të rëndë nё tentativё’

 

Pejë, 08 janar 2021

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Istog, me datё 08.01.2021 nё ora 01:55, ka pranuar informatё nga njё qytetar se nё Rrugën Fehmi Agani nё Istog, disa persona janё duke tentuar ta thyejnё derën e njё depoje.

Menjёherё patrolla Policore iu ka pёrgjigjur rastit dhe nё vendngjarje ka arritur ta arrestoj njёrin nga tё dyshuarit, gjersa dy (2) tё dyshuarit tjerё kanё arritur tё largohen nga vendi i ngjarjёs, Policia iu ёshtё vёnё pas dhe pas njё kohe tё shkurtёr ka arritur tё arrestoj edhe dy (2) tё dyshuar:

• B.M. i lindur 2000
• V.K. i lindur 2000
• A.J. i lindur 2001

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Istog, ne vendin e ngjarjё ka gjetur dhe konfiskuar njё ‘kaqavidё’, tё dyshuarit pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48- orёsh.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje