Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur në Gjakovë

Gjakovë, 15 maj 2019
 
      Me datë 14.05.2019 në ora 19:30, në stacionin policor  Gjakovë është raportuar një rast ,,Grabitje me armë zjarri” ku nga viktima ishin grabitur të holla në vlerë prej 2500 € (dy mijë e pesëqind euro).

Të gjitha njësitë policore janë aktivizuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe pas dy orësh kanë arritur të arrestohen tre personat e dyshuar:

1.    J . P i lindur  1991, shtetas i Republikës së Kosovës
2.    S . P i lindur 1992, shtetas i Republikës së Kosovës
3.    G . V i lindur 1997, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

   Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor ndërsa policia po vazhdon në mënyrë intensive masat operativo hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast dhe veprat e tjera të mundshme të këtij grupi.
 
   Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë gjatë këtij muaji kanë ndodhur edhe dy raste tjera të tentim grabitjes me armë e që fal përkushtimit policor dhe qasjes profesionale këto raste janë ndriçuar dhe janë arrestuar kryesit e këtyre veprave ndaj tyre janë ushtruar kallëzime penale dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë  për procedim të mëtutjeshëm.
 

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje