Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’ në Malishevë

Gjakovë, 11 nëntor 2019 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht stacioni policor në Malishevë, me datën 10.11.2019 në orën 02:15 ka pranuar informacion lidhur me një rast vjedhje të rëndë të ndodhur në një dyqan në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.

   Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë dhe grumbullimi i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që patrullat policore të vëhen në ndjekje dhe të ndalojnë automjetin me personat e dyshuar për një kohë shumë të shpejtë.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

S. K. m/sh/k 49 vjeçar  

F. P. m/sh/k 45 vjeçar 

K. H. m/sh/k 34 vjeçar 

Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit:

një automjet të tipit Passat

para në vlerë 377.76 euro

50 denarë 

2 shalle të zinj 

2 kapela të zeza 

2 palë dorëza pune 

2 kaçavida 

6 mbushje të telefonit 

4 telefona 

Hetuesit policorë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Fotografi nga provat e sekuestruara:

 

Statstikat e përgjithshme: 2024-05-17
0
Aksidentet Fatale
27
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1960
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
21
Arrestime
17
Ne Mbajtje