Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, sot hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqit, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve nga automjetet.
Bazuar në hetimet e deritanishme, personat e arrestuat dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar, duke përdorur vetura me qira për të kryer veprimtarinë kriminale.
Ata dyshohet se kanë hyrë në parkingjet e restoranteve gjatë kohës kur zhvilloheshin ahengje, organizime familjare, ku kanë lëvizur nëpër parkingje duke identifikuar automjete të pambyllura, nga ku dyshohet të kenë vjedhur para dhe sende të tjera me vlerë.
Nga hetimet e zhvilluara deri më tani, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit nuk kanë vepruar vetëm në rajonin e Prishtinës, por kanë kryer vepra penale të së njëjtës natyrë edhe në rajone të tjera të Kosovës.
Aktualisht hetuesit policorë të Obiliqit, në koordinim me njësitë e hetimeve të të gjitha rajoneve të Kosovës si dhe prokurorinë, po vazhdojnë veprimet hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rasteve.
Me vendim të prokurorit, tre personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre po vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.
Uhvaćena su tri lica osumnjičena za nekoliko krađa iz automobila
Kao rezultat intenzivnih istragа, danas su istražitelji Policijske stanice Obilić uhapsili tri osobe osumnjičene za učešće u nekoliko slučajeva krađa iz automobila.
Na osnovu dosadašnjih istraga, osumnjičeni se sumnjiče da su delovali organizovano, koristeći iznajmljena vozila za izvršenje krivičnih dela.
Sumnja se da su ulazili na parkinge restorana dok su se održavale proslave i porodična okupljanja, gde su se kretali po parkingu identifikujući otključane automobile, odakle se sumnja da su krali novac i druge vredne stvari.
Iz do sada sprovedenih istraga, postoji osnovana sumnja da ista lica nisu delovala samo u regionu Prištine, već su počinila krivična dela iste prirode i u drugim regionima Kosova.
Trenutno policijski istražioci iz Obilića u koordinaciji sa istražnim jedinicama iz svih regiona Kosova, kao i tužilaštvom, nastavljaju istražne radnje s ciljem da se potpuno rasvetle svi slučajevi.
Po odluci tužioca, troje osumnjičenih je zadržano 48 sati, dok se protiv njih nastavljaju dalji zakonski postupci.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-30
1
Aksidentet Fatale
28
Aksidentet Me te Lenduar
36
Aksidentet Pa te Lenduar
1836
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
27
Arrestime
18
Ne Mbajtje