Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje

Prishtinë, 12 qershor 2021
Sot, rreth orës 15:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga tre persona të dyshuar të cilët, kanë sulmuar fizikisht ankuesin dhe pasi i kanë grabitur një shumë parash, pastaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar:
-Sh.S, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
-Sh.S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-M.S, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje