Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për ‘Posedim të paautorizuar të substancave narkotike’

Skenderaj, 17 nëntor 2021
Në orët e mbrëmjes të datës 17 nëntor 2021, njësitet policore në dy raste të ndara në zonën e Skenderajt, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike.
Arrestimi i dy të dyshuarve të parë, është realizuar në fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi njësia policore ka ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi 4.2 gr.
Ndërsa arrestimi i të dyshuarit të tretë, është realizuar në kohën kur një Njësi Policore e Trafikut po realizonte një pikë kontrolli në fshatin Runikë të Skenderajt, me ç’ rast gjatë kontrollit të një veture, dhe kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gr, substancë e dyshuar narkotike.
Personat e arrestuar, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje