Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për “sulm, pengim i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe lëndim i lehtë trupor”

Mitrovicë, 18.10.2021

Sot me datën 18.10.2021 rreth orës 10:10, është pranuar informata se janë grumbulluar disa persona te zyrat e Trepçës (Menaxhmentit), ku policia me të pranuar informatën ka dal në vendngjarje.

Drejtori i ri i Trepçës se bashku me një bashkëpunëtor të tij të Trepçës ishin sulmuar nga disa persona të dyshuar ku dhe të dy kanë marr lëndime trupore me ç’rast edhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal Mitrovicë, të cilët me pas janë liruar.

Personat e dyshuar janë identifikuar nga policia, dhe në lidhje me rastin janë duke punuar Hetuesit Rajonal, ku tre prej të dyshuarve janë arrestuar.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, tre të dyshuarit R.I., 50 vjeçar, Sh.R., 40 vjeçar dhe B.I.,37 vjeçar, dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm dhe Pengim i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje