Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda

Dje nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, në dy aksione të ndara janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje.
Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,(gjatë vitit 2023).
Pas marrjes së disa veprimeve operative nga hetuesit e stacionit Qendra, njëri nga aksionet i zhvilluar në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e dy personave e dyshuar:
– A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– S. D . mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në 7 raste të vjedhjeve.
Ndërsa aksioni i dytë është realizuar në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë ku është arrestuar personi:
– S. O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshojet të jetë i përfshirë në së paku 6 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.
Veprimet e mëtejme ndaj personave të dyshuar, po ndërrmeren në koordinim me prokurorin e shtetit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje