Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë

Prishtinë, 1 qershor 2026 – Njësitet e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, në dy raste të ndara, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar personin e dyshuar D.P., mashkull, 19 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë më 25.05.2026 në Prishtinë.
Ndërkaq, në rastin tjetër, njësitet e Stacionit Policor Jugu kanë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar, E.Sh., mashkull, 26 vjeç, dhe D.C., mashkull, 23 vjeç, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2026-06-01
0
Aksidentet Fatale
18
Aksidentet Me te Lenduar
21
Aksidentet Pa te Lenduar
1842
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
7
Arrestime
5
Ne Mbajtje