Prishtinë, 20 prill 2026 – Sot nga njësitet policore të stacionit ‘Veriu’ në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën ‘vjedhje’.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe falë punës hetimore dhe operacionale të zyrtarëve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është arritur identifikimi dhe arrestimi i tre personave nën dyshimin për vjedhjen e një sasie të naftës.
V. I., mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
D. K., mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
R. K., mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
janë intervistuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.