Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të përfshirë në veprimtari penale

Pejë, 23 shkurt 2021

Ju informojmë në lidhje me tri (3) raste të cilat kanë ndodhur në zonën e përgjegjësisë të cilën e mbulon rajoni i Pejës.

Më datë 18. 02 2021 rreth orës 17:30 minuta Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, është informuar për një rrëmbim në fshatin Drejë të Istogut. Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevente.

Më datë 22. 02. 2021 pas një pune operativo-hetimore të njësiteve të hetimeve rajonale është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari B. SH. me ç ‘rast është konfiskuar automjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vepra. Gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur dhe konfiskuar: një revole TT cal. 7.62, dy karikatorë, njëzetë e nëntë fishekë, një maskë dhe një brisk.

Viktima e rastit pas intervistimit është liruar dhe i është dorëzuar familjes.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë.

Më datë 22.02. 2021 pas një pune operativo – hetimore nga njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Pejë, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i arratisuri A. R. i cili ishte në vuajtje të dënimit në QK në Lipjan.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor për 24 orë.

Më datë 22. 02. 2021 personi N. G. i cili ka qenë në kërkim policor për veprën penale “falsifikim i parasë” është vetë dorëzuar në Stacionin Policor në Pejë. I dyshuari është shoqëror për në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit DPP-Prishtinë, ku është duke u trajtuar lënda.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje